Vendimi për shkollat, si do të zhvillohet mësimi nga 1 Dhjetori

0
147

Mësimi online që nis nga 1 Dhjetori për disa klasa të arsimit parauniversitar nuk do të shoqërohet me ndryshime të planit apo orëve mësimore. Anila Ferizaj nga Sektori i Arsimit Parauniversitar thotë se të gjithë mësuesit e kanë përfunduar fazën e parë të trajnimit.
“Nuk ndryshojnë as programet mësimore, as plani mësimor dhe as orët mësimore, as ngarkesa e mësuesve pra është e njëjta logjikë që është ndjekur për mësimin fizik” , tha ajo.
Mësimi do të realizohet përmes disa platformave online që kërkon një regjistrim paraprak nga nxënësit dhe mësuesit.
“Mësuesit dhe nxënësit do të komunikojmë përmes disa platformave online si: Google Classroom, shumica e nxënësve janë të regjistruar tashmë në platformën akademi.al, madje janë krijuar edhe klasa virtuale përpara se të fillonte ky skenar”, tha Ferizaj.
Për mësuesit nuk do të këtë rimbursim të paketave të internetit, por vetëm pagesë ekstra nëse zhvillojnë orë shtesë.
“Mësuesi pjesën më të madhe të kohës do të jetë në shkollë dhe shkollat janë të pajisura me internet. Mbi çdo ngarkesë apo orë shtesë do të ketë pagesë ekstra për këto orë mësimore”, tha Ferizaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here