Vendimi/ Viti i ri akademik do të nisë më 2 nëntor

Ditën e sotme Ministria e Arsimit ka publikuar vendimin përfundimtar se kur do të nisë viti i ri akademik 2020-2021. Ministrja Evis Kushi u ka kërkuar të gjitha institucioneve publike të arsimit të lartë që të dërgojnë listën e studentëve të regjistruar sipas programeve të studimit dhe fakulteteve përkatëse.

Duke marrë shkas nga pandemia e Covid-19 mësimi për studentët e cikleve Bachelor e Master do të nisë në muajin nëntor dhe jo në tetor siç ka ndodhur mëparë. Universitetet do ti hapin dyert për studentët këtë vit arsimor më datë 2 nëntor duke zbatuar masat anti-Covid.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment