Vendosën lëndë djegëse në derën e banesës së një gruaje në Tiranë, arrestohen dy persona

0
86

Në kuadër të operacioni policor i koduar “The labyrinth”, kanë rënë në pranga dy të rinj të cilët disa ditë më parë kanë vendosur lëndë djegëse në derën jashtë banesës së një gruaje në Tiranë.

Sipas asaj që njofton policia është bërë i mundur ndalimi i 34-vjeçarit A. D., banues në Vorë, dhe 33-vjeçarit A. E. , banues në Tiranë si dhe janë sekuestruar veshjet të cilat autorët e dyshuar kanë përdorur gjatë krimit.

Ndërkohë njëri prej tyre është gjithashtu autor i dyshuar edhe i një ngjarje me natyrë të njëjtë kriminale, ku në rrugën “Sali Butka”, u vendos një sasi lënde plasëse në një lokal.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas kallëzimit të marrë nga një shtetase se persona të paidentifikuar, kishin vendosur lëndë djegëse në derën e jashte të banesës së saj dhe e kishin djegur atë, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar, dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “The labyrinth”.

Si rezultat i tij u bë ndalimi i shtetasve A. D., 34 vjeç, banues në Vorë, dhe A. E., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 12.12.2023, për motive pronësie, kanë vendosur lëndë djegëse në derën e banesës së shtetases E. Q., dhe e kanë djegur atë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi A. D., është autor i dyshuar i ngjarjes së ndodhur  më datë 28.11.2023, ku në rrugën “Sali Butka”, është vendosur sasi lënde plasëse”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Shkruaj nje koment