Vendosen tabela orientuese në Parkun Bredhi i Hotovës -Dangëlli

0
76

Bredhi i Hotovës është shpallur Park Kombëtar, i ndodhur pak kilometra nga qyteti i Përmetit ,ky park mund të cilësohet si mushkëria natyrore e Shqipërisë Jugore.
Me një shtrirje prej 1200 hektarësh dhe një masiv të mrekullueshëm të përbërë kryesisht nga Bredhi Maqedonas, ky Park Kombëtar është një nga perlat turistike të Shqipërisë, që ofron surpriza të këndshme në çdo stinë të vitit, si në dimër, ku ai është i mbuluar nga dëbora, por dhe në verë ku mund të shijosh freskinë e tij.
Pamja madhështore e parkut të shfaqet nga hyrja e luginës së Lumicës e deri afër majës së malit të Kokojkës. Bredhi i Hotovës konsiderohet si një nga reliket bimore mesdhetare më të rëndësishme në vend dhe është një nga parqet më të mëdhenj në Ballkan .
Por pavarësisht potencialeve që ky park ka ,ndërhyrjet për mirëmbajtjen e tij janë të pakta ndonëse ky vend është mjaft i vizituar nga turistët.
Moti i keq i disa ditëve më parë solli dëme në këtë park kryesisht tek pemët ,një pjesë e të cilave u dëmtuan duke u thyer nga era dhe stuhia ,të cilat kishin mbuluar rrugën.
Pas disa ditësh nga përfundimi i motit të pafavorshëm AZM Gjirokastër ka ndërhyrë në pastrim si dhe vendosjen e disa tabelave orientuese që mungonin .
Por vendosja e tyre sipas banorëve të zonave përreth ,shpesh janë të gabuara .

Sipas tyre turistët e ndryshëm e kanë të vështirë të orientohen në këto zona për shkak të tabelave të vendosura gabim në këtë mënyrë shkojnë në drejtime ndryshe nga ato që kërkojnë. “Tabelat orientuese duhet të vendosen duke pyetur banorët autoktonë”- thonë këta të fundit.
Një rast është vendosja e një tabele me mbishkrimin “Bënjë” në territor të Ogdunanit.Sipas tyre kjo është e gabuar pasi “Bënja ” nuk ndodhet në krahë të majtë të rrjedhës së lumit Lengaricë.Gjithashtu tabelat sipas tyre vendosen anës zonave me drejtime të kundërta nga ato që janë në të vërtetë ose të padallueshme për syrin e turistëve çka sjellë edhe vështirësim të lëvizjes së tyre.
Bredhi i Hotovës është masivi pyjor më pak i shpyllëzuar deri më tani nga njeriu në vendin tonë.

Shkruaj nje koment