Vendoset “paqe” pas “luftës” në Laç, ka 4 gola dhe 2 kartona të kuq

0
141

Një ndeshje me shumë interes në javën e 20 të Superiores ishte ajo mes Laçit dhe Luftëtarit.

Në ndeshjet e Kupës, ekipi i Laçit triumfoi në të dyja takimet me Luftëtarin, duke kaluar në gjysmëfinale. Megjithatë kur flitet për një ndeshje kampionati, historia ndryshon disi.

Në formacionet zyrtare mes Laçit dhe Luftëtarit nuk ka shumë surpriza, teksa vendin e Liçaj të pezulluar në ekipi e Luftëtarit, e merr Toledo. Ndërsa te Laçi në vendin e Rexhinaldos është zgjedhur Shtubina.

Luftëtari e ka gjetur golin që në minutën e 2, teksa Shkurtaj ka arritur të mposht portierin Selmani. Në minutën e 14 Fangaj ka lënë vendasit me 10 lojtarë, pasi ka ndalur në mënyrë të parregullt Bregun. Ekipi i Mezanit është kundërpërgjigjur, teksa ka qenë shumë pranë golit të barazimit në disa raste.

Pjesa e dytë ka nisur sërish me protagonizmin e miqve, teksa kanë dyfishuar me anë të Rrocës. Laçi nuk është dorëzuar për asnjë moment duke gjetur golin me anë të Shtubinës dhe Nikës. Aleksi është ndëshkuar me kartonin e dytë të vrdhë menjëherë pas golit të Nikës, duke barazuar kështu edhe numrin e lojtarëve.

Luftetari me barazimin e sotem cimenton vendin e 6 ne Superlige.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here