Lidhësja dyngjyrëshe bardhë e kuq,e njohur nga të gjithë si “verorja” është tashmë pjesë e trashëgimisë kulturore botërore nën kujdesin e UNESCO-s, prej 6 dhjetorit të 2017, pas një vendimi të marrë në mbledhjen e Komitetit Ndërqeveritar për Shpëtimin e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale në Jeju, të Koresë së Jugut.
Verorja u pranua në listën e përzgjedhur të trashëgimisë jomateriale UNESCO! Dosja u depozitua nga Rumania bashkë me tri shtete të tjera: Bullgaria, Maqedonia dhe Republika e Moldavisë.
Verorja njihet nga etnologët në fillimin e shekullit XX si ritual i një marsit. Ky objekt i vogël zbukurues përbëhet nga mpleksja mes një peri të bardhë dhe të kuq që mbahet nga gratë dhe vajzat përgjatë gjithë muajit mars, si simbol i ardhjes së pranverës.
Verorja është festa tradicionale e fillimit të pranverës, në 1 mars. Fillimet e saj thuhet se vijnë nga Roma e vjetër sepse Viti i Ri festohej pikërisht në datën 1 mars (Martius), që ishte muaji i perëndisë së luftës Mars. Në ditët tona janë burrat që u dhurojnë femrave këtë object fatndjellës, të quajtur verore, që është një bizhuteri apo një dekorues i vogël, një lule, një kafshëz apo një zemër e lidhur me një pe të kuq dhe të bardhë.
Besohej se ai që mbante këtë lidhëse bardh e kuq do të ishte i fortë dhe i shëndetshëm për gjithë vitin që vjen.
Arkeologët kanë zbuluar objekte me një vjetërsi prej mijëra vjetësh që mund të konsiderohen si verore. Ato kanë formën e gurëve të vegjël të ngjyrosur në bardh e kuq që mbaheshin si varëse në qafë. Të dyja ngjyrat janë të hapura ndaj interpretimeve: e kuqja mund të kuptohet si gjallëria e gruas, ndërsa e bardha si mençuria e burrit.
Aktualisht verorja mbahet gjithë muajit mars dhe më tej lidhet te një pemë frutore. Besohet se kështu ajo u sjell mbarësi familjeve. Thuhet se nëse dikush shpreh një dëshirë kur e hedh këtë verore mbi një pemë, ajo dëshirë i plotësohet.
Në ditët tona vlera e një veroreje jepet si një krijim artistik. Objekti i lidhëses kuq e bardhë mund të bëhet nga çdo gjë dhe mund të marrë kuptime të ndryshme.