Veshur me uniforma të bardha dhe të armatosur, talebanët nisin marshimet

Talebanët morën në dorë qeverisjen e Afganistanin të dielën e kaluar, pasi ish-presidenti afgan Ashraf Ghani braktisi vendin mes kaosit dhe u largua.

Gjendja në kryeqytetin afgan, Kabul u rëndua akoma më shumë pas tërheqjes së trupave ushtarakë amerikanë nga presidenti i SHBA-së Joe Biden. Mijëra njerëz u dyndën drejt aeroportit ndërkombëtar të Kabulit për tu larguar nga vendi.

Shumë prej tyre mbetën viktima të përpjekjeve të kota për të hipur në avionët amerikanë. Pamjet ishin tronditëse dhe situata vijon të jetë e tillë edhe sot në Kabul, teksa evakuuimi i njerëzve po bëhet gjithnjë e më shumë pamundur.

Mirëpo, teksa disa ditë më parë në një konferencë për mediat grupi militant i talebanëve deklaroi se nuk do të kishte më armiqësi dhe gjakderdhje, duket se premtimet e tyre janë harruar më shpejt se sa mund të mendohej.

Trupat talebanë janë shfaqur duke marshuar në rrugë në qendër të qytetit Qalat me armë në dorë të mbuluar të gjithë me të bardha. Duket se talebanët kanë marrë në dorë gjithë forcën për të vendosur rregull dhe regjim në Afganistan.

Talebanët rikthehen në pushtet thuajse pas 20 vitesh.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment