Vet Ali, vet Kadi!/ S’ka më nevojë për vendim Gjykate, vendimin e ka dhënë Qeveria; Vrasja e djalit ka qenë aksidentale!

0
208

Nga Roland Bejko

Nuk dua ta komentoj fare nëse bëri mirë a keq në aspektin moral dhe etik familja e djalit të ndierë të vrarë nga policia e shtetit që pranoi këtë shpërblimin qesharak nga vrasësit, por më habit ky togfjalëshi këtu në Vendimin e Qeverisë që thotë “HUMBI JETËN AKSIDENTALISHT”….
U mbyllën hetimet?!
U shpreh gjykata?!
Ishte vrasje apo aksident nga polici i “Shqiponjës” së Rilindjes?!
Nëse ishte aksident ngjarja duhet të ketë qenë kështu: Polici në atë çast po pastronte armën, dhe rastësisht ajo iu shkrep në mënyrë të pavullnetshme. Aksidentalisht plumbi kapi viktimën që po kalonte aty pari…..
Ose, ishte natë e errët dhe vazhdimisht binte shi. Patrulla e Shqiponjës po ndiqte me shpejtësi një të shumë kërkuar nga ata të grupit të Lul Berishës apo të Niçes që janë shpallur së fundmi në kërkim. Por në ndjekje e sipër makina e policisë goditi pa dashje për shkak edhe të motit të keq, një djalë 25 vjeçar që po kalonte në atë rrugicë në kohën dhe vendin e gabuar. Aksidentalisht, djali humbi jetën pak çaste më vonë…
Nëmos kanë qenë këto dy variante, duhet të ketë qenë një i ngjashëm ku vdekja aksidententale të jetë e qartë.
Nuk e di si mund të quhet aksident ngjarja e publikuar nga policia ku thuhet se polici XY, ka qëlluar me armë zjarri qytetarin K.R dhe e ka lënë atë të vdekur me dy plumba një në kokë e tjetrën në shpatull.
Pra Qeveria, dhe vet Edi Rama, e ka dhënë edhe vendimin e gjykatës me këtë rast.
Pas këtij verdikti qeveritar mbi ngjarjen, a ka këllqe gjyqtari a gjyqtaria ta shpallin atë vrasje me dashje nga ana e policit, nëse hetimet “e pavarura” e vërtetojnë si të tillë?!
Të presim e të shikojmë vendimin e drejtësisë “së pavarur”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here