Vetepunesimi rekord ne Europe, EUROSTAT:Shqiptaret e gjejne vete punen

0
108

Per te siguruar jetesen, nje pjese e madhe e shqiptareve nuk varen as nga shteti dhe as nga sipermarrjet e medha, por shpesh ne mungese te alternativave te punesimit, hapin vete nje biznes. Shqiperia mban rekord per numrin e larte te bareve, restoranteve, dyqaneve te veshjeve, marketeve te vogla, apo sherbimeve si parukeri, riparim kepucesh, rrobaqepesi te vogla qe i gjen ne cdo lagje te qyteteve, sidomos atyre te medha. Te dhenat e EUROSTAT tregojne se vendi ka perqindjen me te larte te te vetepunesuarve ne Europe, ne 35% te totalit. Ndonese vitet e fundit konkurrenca eshte rritur per dyqanet e vogla serish perqindja e te vetepunesuarve vijon te mbetet e larte. Nje faktor qe vleresohet te kete ndikuar eshte kalimi i nje pjese te punesuarve me paga te larta si te vetepunesuar, nje tentative per te shmangur taksat e larta mbi pagen.

Shkruaj nje koment