Vetëvarja e të riut/Tritan Shehu: Urgjent përgjegjësi dhe përmirësim

0
51

Deputeti  i PD Tritan Shehu ka reaguar nëpërmjet një statusi në llogarinë e tij Facebook lidhur me vetëvarjen e të riut në burgun e Fierit.

Sipas Shehut numri i vetëflijimeve në burgjet shqiptare po rriten çdo ditë, kjo për shkak të kushteve jo të mira, duke filluar nga që nga mënyra e trajnimit e të burgosurve.

STATUSI I PLOTE:

Nje tjeter vetevrasje sot ne burgjet tona, ne Fier kete radhe.

Numer shume i larte vetevrasjesh ne vendet e vuajtjes se denimit te ne, shume me e larte kjo se mezatarja europiane per popullesi.

Tregues serioz qe dicka thelbesore nuk funksionon si duhet ne burgjet tona.

Jane kushtet, niveli i trajtimit, presioni psikologjik, mungesa e profesionalizmit te personelit, puna e pa mjaftueshme psikologjike etj, shkaqet ketu?

Sidoqofte kjo gjendje kerkon nje analize te plote, pergjegjesi e permiresim urgjent.

Shkruaj nje koment