Vetingu, radha vjen tek drejtuesit e gjykatave dhe prokurorive të Rajonit Gjirokastër

0
162

Lista prioritare me 57 gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët po i nënshtrohen Vetingut, po shkon drejt shterrimit. Nga grupi i parë prioritar kanë mbetur më pak se 10 subjekte për t’u verifikuar.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë i Vetingut, ka përcaktuar me anë të shortit një tjetër listë me 108 gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët do të verifikohen për ligjshmërinë e pasurive, kontaktet e mundshme dhe krimin dhe aftësitë profesionale.

Pjesë e listës së dytë janë edhe drejtuesit e gjykatave të shkallës së parë dhe të Apelit të Gjirokastrës e Përmetit, Gjykatës Administrative të Gjirokastrës.

Vetingut do t’i nënshtrohen në ditët dhe javët në vijim edhe dy drejtuesit e Prokurorisë së Gjirokastrës dhe Përmetit.

Ligji i Vetingut ka përcaktuar si prioritet për t’ju nënshtruar fillimisht Vetingut anëtarët e Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese dhe më tej njerëzit e tjerë drejtësisë sipas rëndësisë.

Ja lista e gjykatësve dhe prokurorëve që operojnë në rajonin e Gjirokastrës që do t’i nënshtrohen Vetingut në ditët vijuese.

Enton Dhimitri, Gjykata e Apelit Gjirokastër, kandidat për KED

Pashk Gjaci, kryetar i Gjykatës së Rrethit Përmet

Ramiz Lala Kryetar i Gjykatës Administrative Gjirokastër

Dritan Banushi, kryetar i Gjykatës së Apelit Gjirokastër

Albina Spahaj, kryetare e Gjykatës së Rrethit Gjirokastër

Arben Pasho, Kryeprokuror i Gjirokastrës

Hysen Keta, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Përmet

Alfred Agolli, drejtues, Prokuroria e Apelit Gjirokastër

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here