Vetoja/ Nuk ka marrëveshje në Luksemburg për nisjen e negociatave

0
155

Të mbledhur në Luksemburg, të 27 ministrat e çështjeve europiane të Bashkimit Europian nuk kanë mundur të arrijnë marrëveshje as për kuadrin negociues dhe as për mbajten e konferencës së parë ndërqeveritare midis Bashkimit Europian dhe Shqipërisë dhe midis Bashkimit Europian dhe Maqedonisë së Veriut.

Kjo për shkak të vetos që vazhdon të vendosë Bullgaria lidhur me marrëveshjen e fqinjësisë së mirë me Maqedoninê e Veriut dhe pretendimet lidhur me gjuhën dhe historinë e Maqedonisë së Veriut.

Për herë të parë pas 7 vjetësh ( pas akordimit të statusit te vendit kandidat Shqipërisë në qershor 2014) asnjë shtet anëtar i Bashkimit Europian nuk ka asnjë rezervë lidhur me përmbushjen e mjaftueshme të kushteve për hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në këtë organizatë.

Por shumica dërrmuese e shteteve anëtare të Bashkimit Europian nuk dëshiron të bëjë ndarje midis dy vendeve dhe të ecë përpara me Shqipërinë, ashtu si nuk u bë ndarje midis dy vendeve në 2019. 

Burime zyrtare të Bashkimit Europian bëjnë të ditur , se ka një numër në rritje të shteteve anëtare që kërkojnë të ecin përpara me të dy vendet. Ndërkohë, pa aprovimin e kuadrit negociues nuk është i mundur fiksimi i një datë për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here