Vettingu po ngadalësohet por kallzimet për njerëzit e drejtësisë po rriten dita -ditës

0
134

Ndërsa muajt e fundit të vitit kanë shënuar një rënie të ritmeve të Vetting-ut, nuk ka ndodhur e njëjta gjë me denoncimet e qytetarëve ndaj gjyqtarëve e prokurorëve.  Në fund të tetorit, numri total i denoncimeve nga qytetarët pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ka arritur në 3899.  Sipas të dhënave të regjistrit të denoncimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për periudhën gusht, shtator, tetor, janë depozituar përkatësisht 74,  124 dhe 135 kallzime nga qytetarët.

Komisioni fton prej kohësh të gjithë qytetarët të paraqesin pranë tij çdo dijeni të fakteve ose rrethanave që mund të përbëjnë prova në lidhje me kriteret e rivlerësimit të gjyqtarëve e prokurorëve.

Disa prej denoncimeve kanë luajtur edhe rol kyç në vendimet e trupave gjykuese.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here