Vettingu, shkarkohet prokurori i Gjirokastrës, Emror Kasaj

0
122

Prokurori i Gjirokastrës, Emror Kasaj, nuk e ka kaluar dot betejën me trupën e vettingut. Ai është shkarkuar nga detyra ditën e sotme.Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ndërpreu karrierën e Kasajt për probleme me pasurinë, figurën dhe profesionalizmin. Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK ka konstatuar fillimisht përshtatshmërinë e prokurorit Kasaj për të vazhduar detyrën. Pas përditësimit të raportit janë referuar informacione për përfshirjen e tij në korrupsion pasiv dhe për ndikim të paligjshëm në një proces penal.Bazuar në këto të dhëna, DSIK ka ndryshuar raportin duke konstatuar papërshtatshmërinë e prokurorit Kasaj në këtë kriter rivlerësimi.Relatori Komici pohoi se bazuar edhe në të dhëna të tjera të institucioneve ligjzbatuese, duket se informacionet përputhen me rezultatet e hetimit. Megjithatë, ai vërejti se konstatimet dhe shpjegimet e subjektit do të vlerësohen në vendimarrjen përfundimtare.Prokurori Kasaj theksoi se në materialet që i janë dhënë nuk gjente asnjë rast që të kishte ushtruar korrupsion. “Kam punuar vetëm me përkushtim, profesionalizëm dhe guxim,” pohoi Kasaj dhe për ndryshimin e raportit fajësoi raportimet në media.Subjekti pranoi se kishte udhëtuar me një gjyqtare për të ndarë shpenzimet, por sipas tij, asnjëherë nuk kishte ushtruar ndikim. Ai vërejti se në rastin për të cilin ngriheshin dyshime kishte kërkuar “arrest në burg” ndaj të proceduarit, ndërsa gjyqtarja kishte vendosur masë tjetër, “detyrim për paraqitje”.

Shkruaj nje koment