Vettingu vulos shkarkimin e prokurorit të Fierit

0
217
RIVLERESIMI I LUSHI NE KPK - Kreu i Prokurorise se Fierit, Fatmir Lushi gjate nje seance e Komisionit te Pavarur te Kualifikimit, KPK, i cili ka nisur sot seancen degjimore me te. Lushi po kalon ne procesin e rivleresimit kalimtar, i njohur ndryshe si procesi i vettingut, i cili do te hetoje pasurite e tij./r/n/r/nREVALUATION OF LUSHI AT IQC - Head of the Fieri Prosecution Fatmir Lushi, during a hearing session of the Independent Qualification Commission, IQC. Lushi is undergoing the process of revaluation, also known as vetting process, that will investigate the assets, figure and personal skills.

Kolegji i Apelimit ka larguar përfundimisht nga sistemi prokurorin e Fierit, Fatmir Lushi. Pas shkarkimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pasi nuk rezultoi i pastër në dy nga tre shtyllat e vlerësimit, Lushi e apeloi vendimin.
Trupa e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, e përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ardian Hajdari relator, Albana Shtylla, Ina Rama dhe Rezarta Schuetz anëtarë, pasi shqyrtuan vendimin e shkallës së parë të vettingut dhe pretendimet e Lushit vendosën ta lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Fatmir Lushi kreu shkollën e Magjistraturës përgjatë viteve 2006-2009. Në vitin 2009, ai u emërua prokuror i Prokurorisë së Shkodrës, ndërsa në vitin 2014 u transferua në Prokurorinë e Elbasanit. Në janar të vitit 2017, Lushi u komandua drejtues i Prokurorisë së Fierit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here