Vetvaret e moshuara dy muaj pas vdekjes së të birit

0
172

Një e moshuar gjendet e pajetë në banesën e saj në qytetin e Memaliajt.

Policia e Tepelenës, ka gjetur të pajetë trupin e 72 vjecares M. Mece e cila sipas Grupit Hetimor qëndronte e varur në dhomën e saj të gjumit.

Mësohet se e moshuara i ka dhënë fund jetës në orët e para të mëngjesit të sotëm. Jugunews.net bën të ditur se dy muaj më parë, e ndjera kishte humbur djalin pas një ataku kardiak që kishte pësuar dhe kjo i ka shtuar dhimbjen.

E moshuara është nëna e ish kryetares së Komunës Qendër Memaliaj Lavdije Hadëri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here