Dita e Punëtorëve 1 maji, është festuar si gjithmonë në mënyrën e vet origjinale. Një shëtitje buzë liqenit të Viroit, ekskursion në zona të gjelbëruara dhe një drekë ndryshe nga ditët e tjera.
Ka qenë kjo panorama e ditës së sotme e ditës së parë të muajit maj në Gjirokastër. Koha e kthjellët dhe me temperatura verore, ka favorizuar njerëzit të dalin nga shtëpitë për të kaluar ndryshe një ditë nga ditët e tjera.
Kjo është Gjirokastra e mesditës së 1 majit. Shëtitorja buzë liqenit të Viroit, ka qenë si rrallëherë e ngarkuar me kalimtarë të cilët gjetën rastin të kalojnë një ditë ndryshe nga të tjerat, nën rrezet e diellit përvëlues. Ndërsa mjaft të tjerë, rrezet kanë dashur t’i shmangin nën hije duke shijuar edhe një drekë shtëpiake.
Nga ana e vet banorët preferojnë më mirë të pushojnë sesa të protestojnë në një ditë si kjo e sotmja e cila njihet si një ditë solidarizuese për të kërkuar të drejtat punonjësit.