VIDEO/Administrata pastron Viroin, i bashkohet deputeti Golemi e prefekti Aliaj

0
165

Afro 40 ton mbeturina të depozituara prej vitesh kanë dëmtuar jo pak mjedisin, janë larguar gjatë ditëve të fundit në kuadër të zhvillimit të aksionit kombëtar “Toka që duam”.

Në aksionin e sotëm kanë marrë pjesë punonjës të ndërmarrjeve dhe institucioneve publike që kanë pastruar mjediset e gjelbërta të Parkut Natyror të Viroit. Pjesë e aksionit të sotëm që më tepër kishte për qëllim sensibilizimin e komunitetit, kanë qenë prefekti i Qarkut të Gjirokastrës Astrit Aliaj, si dhe deputeti i PS Flamur Golemi.

Ky i fundit e ka cilësuar domosdoshmëri dhe ndëgjrgjegjësim qytetar, Gjirokastrën e pastër e të bukur jo vetëm për qytetarët por edhe për vizitorët vendas apo të huaj.

Ndotja ndër vite ka tjetërsuar jo pak pamjen dhe imazhin e Parkut Natyror të Viroit që është një nga të vetmet zona relaksuese për banorët e Gjirokastrës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here