VIDEO/Aksident në 18 Shtatori, përplaset motociklisti i picerisë

Nje motociklist qe sherben tek nje piceri ne lagjen “18 Shtatori”, eshte aksidentuar para pak minutave ne bulevardin kryesor. Perplasja ka qene frontale cka ka shkaktuar plage te renda ne trupin e djalit 25 vjecar me iniciale A.K.

Nje automjet ka qene shkaku i perplasjes se motociklistit perpara 9 kateshit perballe Gjykates se Faktit ne Gjirokaster. Policia ka ardhur menjehere ne vendngjarje dhe konfirmon demtime serioze ne pjesen e siperme te trupit te djalit 25 vjecar. Sipas informacioneve te siguruara nga Jugunes.net i lenduari eshte percjelle menjehere ne Spitalin Rajonal nderkohe qe sipas kirurgeve, ai ka pesuar demtim serioz ne nofull dhe ne njeren prej gjymtyreve.

Gjendja e tij rezulton te jete jashte rrezikut per jeten.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment