VIDEO/Aksidenti tek varrezat, emrat e të lënduarve nga Kukësi dhe Suha e Gjirokastrës

0
135

Nje aksident automobilistik ne aksin Gjirokaster-Kakavije, ka shkaktuar lendimin serioz te dy femijeve qe udhetonin ne nje automjet AUDI, si dhe gervishtje te lehta tek tre persona te tjere.

Ngjarja ka ndodhur ne mesdite ne afersi te varrezave publike ne Gjirokaster kur nje xhip tip BMW x5, u perplas me nje automjet tip AUDI. Grupi hetimor i cili po merret me identifikimin e shkaktarit te aksidentit, ka arritur ne perfundimin se BMW e drejtuar nga 59 vjecari Llambro Kuro nga fshati Suhe ne Gjirokaster, ka humbur kontrollin dhe eshte perplasur me automjetin tip Audi qe drejtohej nga Ermir Vllacaj nga Kukesi.

Ky i fundit udhetonte me te shoqen Irvete Vllacaj, si dhe me femijet Brajan, Xhesika e Rajan Vllacaj. Dy femijet e fundit jane derguar me urgjence drejt Spitalit Rajonal pasi rezultojne te lenduar seriozisht por jashte rrezikut per jeten.

Ndersa drejtuesi i mjetit BMW Llambro Kuro, udhetonte se bashku me gruan e tij Vasillo Kuro ku te dy jane lehtesisht te lenduar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here