VIDEO/Aktivitet për 1 qershorin, Këshilli i Qarkut organizon festë për fëmijët me nevoja të vecanta

0
111

Sot 1 qershori festa e fëmijëve Këshilli i Qarkut të Gjirokastrës, mbështeti një aktivitet festiv për fëmijët autikë që trajtohen në Qëndrën Rajonale për Trajtimin e Fëmijëve me Nevoja të Vecanta. E konceptuar si një ditë e vërtetë feste, aktiviteti nisi me një ekspozitë ku vetë fëmijët kishin shprehur talentin e tyre, për vijuar më pas me personazhet e tyre të preferuar që sot i kishin mjaft afër dhe mund të luanin me to, pasi Mickey Mouse, Princesha Elsa apo edhe prestigjatorë ishin sot në shërbim të fëmijëve.

Kryetari i Këshillit të Qarkut Armand Hilaj tha se është mjaft e rëndësishme që këta fëmijë të ndihen si gjithë të tjerët. Për 40 femijët që trajtohen në këtë qëndër u shpërndanë edhe dhurata si për ta finalizuar si duhet këtë ditë ndryshe nga ditët e tjera.

Shkruaj nje koment