VIDEO/Alarm në Palokastër, po bien shtëpitë nga erozioni, banorët në panik

Rreth 7 banesa në fshatin Palokastër janë në prag të shembjes totale si pasojë e erozionit dhe vërshimit të ujërave të lumit që kalon fare pranë këtyre banesave. Banorët e zonës shprehen se pavarësisht alarmit të ngritur prej tyre, deri tani askush nga organet kompetente nuk ka reaguar e për më tepër askush nuk ka shkuar për të parë nga afër situaten.

Lidhur me këtë situatë, ata i janë drejtuar kryeminstrit Edi Rama por sërish kanë ngelur pa përgjigje.

Këto banesa janë ndërtuar disa vite më parë dhe sipas deponimit të banorëve, në këtë zonë, është kryer edhe studimi gjeologjik nga ana e ekspertëve të cilët në atë kohë kanë garantuar se toka është e qëndrueshme.

Pavarësisht këtij fakti, realiteti sot në Palokastër është krejtësisht ndryshe ndërsa banorët janë të rrezikuar seriozisht për jetën e tyre, pasi toka po rregjistron shkarje masive dita-ditës.

Situata bëhet akoma edhe me problematike pasi shumë pranë me zonën ku ka ndodhur shkarja e dheut, ndodhet edhe ujësjellësi i cili furnizon me ujë të pijshëm banorët e zonës që sot janë në mëshirë të fatit.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment