VIDEO/Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD: Kaosi në vend i shërben Edi Ramës

0
153

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD dhe njëkohësisht pedagogu i Shkencave të Komunikimit në Universitetin e Tiranës Roland Bejko, ka vënë alarmin e mundësisë reale të një përplasjeje me pasoja për vendin.

Për Bejkon, kjo përplasje i intereson vetëm Edi Ramës pasi është njeriu që ka dalë lakuriq nga skandalet që po i publikohen përditë nga media gjermane cka tregon realisht se ai është personi i interesuar për të shmangur të gjithë këtë përmes një përplasjeje që do të ketë pasoja për vendin.

I ftuar në orët e mbasdites në studion e Fax News TV, zoti Bejko ka kërkuar edhe nga ndërkombëtarët e atashuar në Tiranë, që të reagojnë qartësisht për gjendjen e rënduar politike që po mbretëron në vend si rrjedhojë e kokfortësisë së Edi Ramës për të organizuar zgjedhje më 30 qershor pasi 30 qershori është krim i paralajmëruar i sistemit të shthurrur të Edi Ramës.

Ndërsa për VKM e nxjerra nga ai që ilegjitimojnë paradoksalisht dhe antiligjërisht veprimtarine e presidentit, Bejko i ka paralelizuar me dekretet e Ramiz Alisë në fundvitet ’80 fillim vitet ’90 ku shërbenin si adrenalinë në trupin e diktaturës komuniste. Edi Rama nuk mund ta mbajë pushtetin me vendime të tilla pasi sistemi i instaluar nga ai, është i kapur nga krimi i organizuar, korrupsioni galopant, me një administratë jashtë funksionit etj-u shpreh anëtari i KKPD.

Zoti Bejko është ndalur edhe tek KQZ si pushteti i fundit i kapur nga Rama ku nuk zbaton dekretin e presidentit të vendit.

Kryeministri e ka treguar veten se është tërësisht një mosgarant i marrëveshjeve politike dhe si rrjedhojë, partner jo i besueshëm për marrëveshje të ardhshme që mund të lindin, që duhet t’i shërbejnë stabilitetit të vendit nga kriza politike që ka pllakosur. Ndaj sipas Bejkos, kryetari Basha, e ka të legjitimuar refuzimin për marrëveshje me Edi Ramën pasi ky i fundit përvec argumentave të shumta, e ka treguar që në 2017 që është shkelës i këtyre marrëveshjeve që reflekton në kurriz të stabilitetit politik të vendit-është shprehur Bejko.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here