Antigoneja antike në Gjirokastër çeli zyrtarisht sezonin turistik duke pasqyruar vlerat tradicionale dhe antike të saj. Në këtë kuadër u organizua një paradë e përvitshme tradite e konceptuar me këngë, valle por pa harruar gatimet tradicionale të amvisave të zonës, si dhe punimet e dorës, objekte te traditës dhe suvenireve të prodhuara nga artizanët e krahinës së Lunxhërisë dhe Antigonesë.
Sipas drejtorit të Parkut Arkeologjik të Antigonesë Shkëlqim Guçe, ky aktivitet hap siparin e veprimtarive të promovimit të trashëgimisë në Antigone dhe në rrethinat e saj. Vitin e kaluar u shënua një rritje prej 1500 vizitorësh ne kete park dhe ky numër këtë vit pritet të jetë disa herë edhe më i lartë për arsye se lugina e Drinos në Gjirokastër, ka gjithmonë cfarë të ofrojë për kureshtarët e historisë.
Nga ana tjetër kryetari i Këshillit të Qarkut Gjirokastër Armand Hila tha se Parku i Antigonesë, është një prej aseteve më me vlerë që përfaqëson rajonin e Gjirokastrës.
Antigonea njihet si qyteti që u ngrit nga dashuria dhe u shemb nga urrejtja. Dihet historia e dashurisë së Pirros së Epirit me Antigonën e Ptolemejve, dashuri e cila ngriti këtë qytet që jetoi vetëm 100 vjet dhe u shkatërrua nga romakët si hakmarrje ndaj përkrahësve të Aleksandrit të Madh. Rreth parkut antik, janë ngritur disa fshatra me emra të ndryshëm por që në themel kanë Antigonenë e Pirros. Sot, themelet e qytetit dhe rrënojat e tij, shërbejnë si dëshmi e një historie të lavdishme të zotërimeve të qytetit të “Dashurisë”. Parku Arkeologjik i Antigonesë në Gjirokastër mbetet një nga destinacionet kryesore turistike në Shqipëri.
Aktiviteti i sotem u organizua nen patronazhin e kryetarit te Keshillit te Qarkut te Gjirokastres Armand Hilaj dhe ne te asistoi kandidati i PS per Bashkine e Gjirokastres Flamur Golemi dhe prefekti i Qarkut te Gjirokastres Astrit Aliaj.