VIDEO/Arratisja spektakolare e Saimir Ahmetit nga Gjykata e Apelit dhe kapja e tij pa dy orësh

0
155

Merr fund pas dy orësh aventura e 24-vjeçarit nga Delvina, Saimir Ahmeti, i cili u arratis nga tualeti i Gjykatës së Gjirokastrës mesditën e sotme. I riu u kap në bodrumin e një hoteli pranë në lagjen “Partizan” në zonën historike të Gjirokastrës.

Gjatë momentit të arratisjes, i riu ka pësuar shembje në trup por më shumë e ka pësuar kur është strehuar tek bodrumi i hotelit në thellësinë e pusit. Pusi ka qenë i thellë gati 12 metra dhe kjo ka shtyrë forcat e PMNZSH, që të ndërhyjnë duke e tërhequr 24 vjecarin me litar.

Mendohet se ai është hedhur brenda në pusin e tharë dhe aty është plagosur në këmbën e majtë si dhe në parakrah. Ahmeti mendohej se do të qëndronte brenda në pus derisa policia të hiqte cdo lloj dyshimi për vendodhjen e tij.

Pas kapjes ai është transportuar me barrelë dhe u largua në drejtim të Spitalit të Gjirokastrës nën masa të forta sigurie. Arratisja ndodhi në mesditë pas dhënies së vendimit nga Gjykata e Apelit të Gjirokastrës ku linte në fuqi vendimin e shkallës së Parë të Gjykatës së Sarandës ku i kishte caktuar masën e arrestit “burg me afat 30 ditor” për veprën penale të përndjekjes.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here