VIDEO/Atmosfera e ndërrimit të viteve në Gjirokastër

0
149

Gjirokastra ka përcjellë vitin 2018 dhe ka pritur vitin e ri 2019, nën një atmosferë të vaktë festive.

Prezenca e njerëzve në qendrën e qytetit për të kremtuar ardhjen e Vitit të Ri, ka qenë mjaft e paktë kjo ndoshta edhe për shkak të temperaturave të ulëta që kanë karakterizuar orët e para të 2019. Vetëm prezencë policore dhe patrulla te uniformave blu për të parandaluar ndonjë incident të mundshem, janë parë në qendrën e qytetit.

Njëkohësisht në gatishmëri, ka qenë edhe Reparti Zjarrëfikës me kreun e saj Kujtim Bizhga.

Ora 00:00 kulmoi me fishekzjarre në qiellin e zymtë të qytetit ku me dhjetra qindra, ndricuan qytetin e gurtë nga kështjella, e deri poshtë në pjesën moderne të tij. Qytetarët, kanë uruar njëri-tjetrin për më shumë sukses, shëndet dhe lumturi për vitin e ri 2018.

Nuk është raportuar për ndonjë incident nga përdorimi i fishekzjarreve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here