VIDEO/Banorët braktisin pallatin që rrezikon të shembet

0
148
Banorët kanë dalë jashtë apartamenteve në lagjen Punëtori për shkak të frikës së shembjes së pallatit. Ata kanë nxjerrë shtretërit jashtë për ta kaluar natën aty.
Orët e natës do ti kalojnë në ambientet e jashtme.Përjashta do ta kalojmë natën nuk kemi ku të vemi, gjeologët thanë mos flini brenda-tha një grua e moshuar.

Do ti lutemi shumë kryeministrit të na ndihmoj sepse nga momenti në moment mund të shembet pallati. Të gjithë njerëzit janë të rrezikuar nga shembja e pallatit, jo vetëm që nuk mund të futemi brenda por edhe afër nuk mund ti qëndrojmë pallatit-shpjegoi një banor.

Banorët kanë përgatitur një peticion për kryeministrin Edi Rama.

 “Vetë kryeministri duhet të ndërhyja vetëm kështu mund të zgjidhet, vendorët erdhën pastaj ikën,” tha një tjetër zonjë.

Në ambientet jashtë pallatit janë grumbulluar shumë banor për shkak të rrezikut që u kanoset nga shembja e pallatit.

“Ndihma e parë është ofrimi i strehimit në konviktet e qytetit, deri tani nuk kemi përfundime të sakta për zonën ku ndodhet pallati.

Përfundime definitive nuk ka por bëhet fjalë për ecurinë e zonës jo vetëm për një banesë, nuk ka vend për panik. Banorët kërkojnë një vlerësim për ecurinë e mëtejshme deri në zgjidhjen e çështjes. Banorët janë të mirëpritur të pranojnë ofrimin për strehim në konvikt por edhe në hotele të zonës-shpjegoi Drejtori i Emergjencës Civile në Bashkinë e Gjirokastrës, Fatri Brahimi.

“Foshnjën do ta vendos brenda makinës të flejë nuk kam zgjidhje tjetër, nuk kemi ku të strehohemi,” tregoi një zotëri që mbante foshnjën në krahë.

Gjatë ditës së sotme gjeolog dhe ekspert të ndryshëm kanë qenë në vendin ku rrezikon të shembet pallati ku dolën në përfundimin se banorët nuk duhet të futen brenda pallatit sepse rrezikon të shembet nga momenti në moment.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here