VIDEO/Banorët e 8 katëshit, fillojnë heqjen e baltës nga apartamentet

0
108

Banorët e pallatit tetë katësh në Kodrën e Shtufit, kanë filluar mbasdites e sotme, ndërhyrjen në terren për të hequr baltën nga dy katet e para të objektit të banimit.

Të vetëorganizuar së bashku, banorët e këtij pallati pasi kanë konsumuar të gjitha metodat e komunikimit me institucionet shtetërore dhe apelet karshi tyre për përmirësimin e gjendjes, kanë përveshur mëngët duke ndërhyrë vetë për të evaduar baltën nga apartamentet të cilat u pushtuan nga shtufi në fillim të këtij muaji, gjatë kohës së keqe.

Me mjete rrethanore, si dhe me disa lopata, kryesisht gratë që jetojnë në katet e para të pallatit, ndërhynë për zhdukjen e baltës ndërkohë që specialistët gjeologë, kanë sugjeruar që ndërhyrja në terren të kryhet në një mot të thatë pa lagështi.

Mesa duket kjo nuk është përtypur nga banorët të cilët në këto kushte ndërmarrin veprime që kanë për objekt clirimin e apartamenteve nga balta.

Shkruaj nje koment