VIDEO/Banorët e Kolonjës, cojnë tek Krimet e Rënda firmën e HEC për falsifikim

Administratori i firmës ndërtuese të H/C të Kolonjës, ka falsifikuar procesverbalin e një takimi me banorë të fshatit duke instrumentalizuar firmat e tyre si aprovim që jep komuniteti, për ndërtimin e veprës hidrike.

Kjo është konfirmuar nga vetë firmëhedhësit të cilët pranojnë se kanë qenë prezent në një takim rastësor në një prej kafenetë e Gjirokastrës me administratorin e firmës që pretendon të ndërtohë hidrocentralin dhe aty është marrë listprezenca e gjashtë banorëve të Kolonjës.

Më pas firmat e tyre janë përdorur si aprovim në kuadër të një dëgjese publike me banorët e fshatit. Ky veprim më shumë se abuziv, do të marrë përgjigje ligjore nga organet ligjzbatuese në vend e konkretisht nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë e cila shumë shpejt do të marrë në administri provat e servirura nga vetë “viktimat” e “dëgjesës publike” të organizuar nga firma “Gjokaj” që pretendon të ndërtojë HEC e Kolonjës që është afër me ish ministrin e ekonomisë Arben Ahmetaj.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment