Banorët e fshatit Valare në Gjirokastër, kanë protestuar ndaj OSHEE Gjirokastër, për mungesën e herëpas’hershme të rrymës elektrike.
Me dhjetëra banorë, janë tubuar para Nënstacionit të vjetër Elektrik i cili është ende funksional dhe që furnizon disa zona të Gjirokastrës mes të cilave edhe fshatin Valare me 800 banorë.
Në krye të tubimit ka qenë kryeplaku i fshatit Vladimir Proko i cili ka kërkuar spegime nga përfaqësues të OSHEE. Ndërkohë që drejtues të kësaj të fundit as janë dukur gjatë tubiumit të banorëve pavarësisht se ata kanë kërkuar me ngulm spegime. Prezenca e banorëve të irrituar nga Valareja, ka alertuar forcat policore të cilat kanë mbërritur në vendngjarje.
Banorët e irrituar, kanë hedhur akuza ndaj OSHEE dhe drejtuesve të saj në Gjirokastër të cilët sipas tyre, nuk po menaxhojnë sic duhet burimet e furnizimit me energji të këtij fshati pjesë e Lunxhërisë pavarësisht se janë pagues të rregullt të energjisë së konsumuar.
Ndërkaq nga OSHEE nuk ka asnjë reagim. Banorët e Valaresë, kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestës nëse furnizimi me energji elektrike, do të jetë i mangët deri më sot.