VIDEO/Basha në Gjirokastër, takim me strukturat vendore demokrate

0
175

Turi i takimeve të kreut të opozitës, Lulzim Basha me strukturat e PD, po zhvillohet në Jug të vendit, ku, si në të gjithë Shqipërinë, refuzimi për qeverinë e Edi Ramës ishte i lartë.

Gjirokastra ka qene sot ne fokusin e takimeve qe kreu i PD Basha ka ndermarre ne te gjithe Qarkun jugor.

Para strukturave vendore demokrate ne Gjirokaster, Lulzim Basha eshte ndalur tek aksioni opozitar dhe per refuzimin masiv qe i beren shqiptaret, votimeve te Rames me 30 qershor. Në praninë e OSBE/ODIHR-it u faktua se ky njeri është i paaftë të organizojë zgjedhje të lira-u shpreh Basha.

Të gjitha sondazhet na nxjerrin forcë fituese, e nxjerrin opozitën shumicë qeverisëse, po sondazhi më i rëndësishëm ishte ai i 30 qershorit, ku 85 % e qytetarëve e refuzuan në mënyrë masive regjimin. Kjo është shumica ‘Rama ik’. – u shpreh Kryetari Basha në takimin me demokratët e Gjirokastrës.

Interesi publik është i pari që sakrifikohet për interesat e Edi Ramës dhe një grushti njerëzish, me të cilët ka kapur dhe ka mbajtur pushtetin gjithë këto vite-theksoi zoti Basha në Gjirokaster ku vuri në dukje rritjen e besimit për PD dhe bashkëpunimin e saj me çdo faktor lokal dhe kombëtar për të sjellë sa më shpejt ndryshimin. Nga ana tjeter zoti Basha ka vleresuar degen lokale te PD ne Gjirokaster si nje nder deget model ne te gjithe vendin.

Ne takimin qe organizoi sot Basha me strukturat drejtuese vendore demokrate ne Gjirokaster, merrnin pjese edhe ish deputeti Tritan Shehu, koordinatori i PD per Qarkun e Gjirokastres Ervin Salianji, anetari i Keshillit Kombetar te PD Roland Bejko, si dhe kryetari i PEISH Rivelino Cuno i cili eshte pjese e pandare e opozites se bashkuar shqiptare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here