VIDEO/Basha në Libohovë bën premtimin: Bashkia fitohet nga kandidati i PD

0
158

Kreu i PD Lulzim Basha, ka mbajtur fjalen e dhene dy jave me pare ne Gjirokaster, ku i’u premtoi libohoviteve, se do t’i takonte ata nga afer.

Mbasditen e djeshme zoti Basha ka zhvilluar ne qytetin e Libohoves nje takim me strukturat drejtuese te PD Bashkia Libohove, ku kane qene prezent te gjithe kryetaret e seksioneve dhe grupseksioneve te PD se njesive administrative qe ka kjo bashki.

Zoti Basha shoqerohej ne kete takim, nga ish deputeti i PD per Qarkun e Gjirokastres Tritan Shehu, koordinatori i PD per Qarkun e Gjirokastres Ervin Salianji, si dhe kreu i PD Gjirokaster Dasho Aliko. Mes entusiazmit zoti Basha ka gjetur ngrohtesi tek demokratet libohovite te cilet e falenderuan liderin e PD per ardhjen e tij ne Libohove.

Fjalen pershendetese e ka mbajtur kryedemokrati i Gjirokastres Dasho Aliko e menjehere pas tij, kreu i grupseksionit te PD Libohove Adil Xhelili, ka falenderuar zotin Basha per pranine e tij ne Libohove dhe sic tha vete zoti Xhelili, per ne te gjithe, fjala e dhene dhe premtimi i mbajtur jane dy gjera qe na dallojne nga te tjeret.

Me pas zoti Xhelili e ka njohur kryedemokratin Basha me refuzimin ne mase te votimeve moniste te 30 qershorit ne Libohove ku vete vendasit, e bojkotuan ne masen 90%. Ky pushtet nuk ka me besimin e qytetareve dhe kjo e tregoi farsa e 30 qershorit pasi ne Libohove, as 500 zgjedhes nuk votuan-u shpreh Xhelili.

Kryedemokrati Basha, eshte ndalur tek aktualiteti politik ne vend, si dhe strategjine e opozites shqiptare per te rrezuar qeverine ilegjitime te Rames me vote te lire. Basha garantoi se Libohova, do t’u ngelet demokrateve ne zgjedhjet e ardhshme vendore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here