VIDEO/Bashkia Dropull ndihma me ushqime dhe veshmbathje familjeve të prekura nga tërmeti

0
165

Banorët e Bashkisë së Dropullit, po kontribuojnë me ndihma për familjet e prekura nga tërmeti i javës së kaluar në Shqipërinë e Mesme. Sipas kryetarit të Bashkisë Dropull Dhimitër Toli i dale nga votimet moniste te 30 qershorit deri më tani, janë mbledhur mbi 1 ton ushqime si dhe shumë rroba si kontribut i banorëve të kësaj zone.

Vec kësaj, ndihma do të jetë edhe financiare pasi punonjës të administratës së Bashkisë Dropull, kanë dhënë kontributin e tyre modest për familjet e prekura nga tërmeti. Ndërkaq ndihmat financiare do të vijojnë edhe në aspektin institucional pasi prej fondit të emergjencave civile të kësaj bashkie, 1.5 milionë lekë do të kalojnë automatikisht në llogarinë bankare në ndihmë të të prekurve nga katastrofa natyrore.

Kryebashkiaku i Dropullit ka kërkuar nga prefekti i Qarkut Gjirokastër, koordinim të veprimeve në terren për dorrëzimin e ndihmave ushqimore dhe rrobave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here