VIDEO/Bllokimi i pallatit nga balta, debat mes banorëve dhe prefektit

0
176

Banorët e pallatit 8-katësh që është i bllokuar nga dherat dhe balta kanë debatuar me prefektin pasditen e sotme.

Astrit Aliaj, prefekti i Gjirokastrës shkoi pranë banorëve për të parë nga afër gjendjen pas apelit për ndihmë për të hequr dheun. Ata akuzuan se shteti nuk ka bërë asgjë për t’i ndihmuar.

Ju nuk keni bërë asgjë për të na ndihmuar. Jemi të bllokuar nga dheu dhe balta-u shprehën disa prej banorëve duke i kërkuar llogari për gjendjen e krijuar. Por prefekti u shpreh se punimet janë ndalur, pasi do të vijnë specialistë të tjerë për të ndjekur situatën për një tjetër studim të zonës. Ndërsa ndërhyrja për të hequr dheun nuk mund të bëhet tani, pasi priten të tjera reshje shiu dhe në zonë rrezikohen rrëshqitje të tjera.

Banorët pasditen e sotme nisën vetë heqjen e dheut dhe baltës me lopata.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here