VIDEO/Bllokohet Kakavija, shembja e pemës bllokon hyrje-daljet në Greqi dhe anasjelltas

0
49

Koha e keqe ne oret e para te mengjesit me ere te forte dhe shtrengata shiu, shkaktoi bllokimin e hyrjes dhe daljes per ne territorin e Shqiperise ne Piken Kufitare te Kakavijes.

Nje peme e cila u shkul si pasoje e eres se forte me shi te rrembyeshem ne krahun sa kalon doganen ishte shkaku kryesor i bllokimit te aksit nderkombetar drejt Greqise. Ne vendngjarje kane shkuar forcat e PMNZSH te cilat kane punuar pergjate gjithe mengjesit deri sa e kane cliruar rrugen dhe rrjedhimisht kthimin ne normalitet te situates.

Mbremjen e djeshme rajoni jugor u perfshi nga kohe e keqe me shira te rrembyeshem dhe ere te forte ku nuk kane munguar edhe deme ne materiale tek banesa dhe biznese kryesisht ne qytetin e Gjirokastres.

Shkruaj nje koment