VIDEO/”Boom” turistësh në kështjellën e Gjirokastrës

0
153

Keshtjella e Gjirokastres paraqitet si vendi me i frekuentuar nga turistet e huaj. Vemendja e tyre eshte perqendruar tek ky vend qe shikohet si me atraksionali. Elemente mjaft te rendesishem per turistet jane formacionet e ndertimit ne fortesen e qytetit, por jo me pak edhe muzeu i armeve qe perben edhe lokacionin me te fekuentuar, apo dhe ish qelite e burgut.

Ka pasur ne muajt prill-maj-qershor nje ulje te ndjeshme te turisteve ne Gjirokaster si pasoje e shkaterrimit te kalldremit, por edhe situates se ngarkuar politike ne vend cka beri qe te anulohen rezervimet e parashikuara.

Sipas te dhenave nga DRKK, prej janarit te ketij viti e deri ne korrik, keshtjellen e qytetit e kane vizituar mbi 40 mije vizitore kryesisht te huaj. Ata qe kane treguar me shume interes per historine e keshtjelles, kane qene vizitore nga Europa Lindore, por edhe nga jashte kontinentit sic kane qene turistet kineze apo dhe amerikane.

Per pergjegjesin e muzeumeve ne qytet Besnik Shehu, interesi i turisteve ka ardhur gjithmone e ne rritje per keshtjellen nderkohe qe guidat shoqeruese kane qene te percipte me historine e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here