VIDEO/Celet gjyqi ndaj mësuesit 63 vjecar, i akuzuar për ngacmim seksual ndaj nxënëses 12 vjecare

0
19

Është celur sot për herë të parë, séanca në ngarkim të mësuesit 63 vjecar M.D. i akuzuar për ngacmim seksual ndaj të iturës 12 vjecare A.M. Seanca është zhvilluar në Gjykatën e Shkallës së Parë në Gjirokastër dhe ka zgjatur vetëm 15 minuta aq sa kryesuesi i seancës ka lënë për një datë tjetër vendimin nëse do shkojë gjykimi në themel në bazë të provave që ka servirur organi i akuzës, apo do t’i rikthehet kësaj të fundit dosja për plotësime.

Kjo pasi nga avokati i të pandehurit, është pretenduar se nuk egzistojnë prova të qënësishme për të akuzuar për ngacmim seksual 63 vjecarin M.D. Ndërkaq pas seancës, avokati i fëmijës Idajet Beqiri, shpreh bindjen e familjarëve të së miturës, se mësuesi ka kryer akte të turpshme që e dënojnë atë nga 3-6 vjet heqje lirie.

Ndërkaq i ati i fëmijës 13 vjecare Besnik Mucodemi, shprehet se vajza e tij, është akoma e goditur psikologjikisht madje po trajtohet me barna për shkak të sulmeve mentale që ka pësuar prej momentit që u ngacmua seksualisht.

Skandali seksual shpërtheu në muajin qershor të vitit të kaluar në fshatin Mucodemaj në Bashkinë Memaliaj ku mësuesi ngacmimet seksuale i ka kryer në ambjentet e shkollës nën presion psikologjik dhe dhunë.

Shkruaj nje koment