VIDEO/Celet gjyqi ndaj vrasësit të ciftit Leko & Afërdita Kosta

0
160

Celet në Shkallën e Parë të gjyqësorit në Gjirokastër, gjyqi në ngarkim të Apostol Kostës, 75 vjecari i cili egzekutoi me automatik, ciftin Aleko dhe Afërdita Kosta. Masakra e tetorit të 2017, bëri bujë të madhe në Gjirokastër pasi një ngjarje e tillë, rrallëherë ndodh në qytetin e gurtë. Séanca sic ishte paralajmëruar, do të zhvillohej mesditën e sotme por dështoi që në nisje për shkak të mosprezencës së të akuzuarit Apostol Kostës i cili nuk erdhi për shkak të gjendjes së tij të rënduar shëndetësore. Megjithatë u formalizua celja e gjyqit me praninë e avokatit të tij mbrojtës Tahir Novin. Familjarët e viktimave dhe të agresorit, ndonëse janë të afërm mes tyre, kanë qëndruar të vecuar në sallën e gjyqit.

Gjyqi është drejtuar nga Albina Spaha me ndihmës Mirela Iliopulli e Arben Dosti. Ndërsa prokuror i cështjes është Emror Kasaj. Nuk ka zgjatur më shumë sesa 20 minuta séanca fillestare pasi shërbeu edhe për lajmërimin e fëmijës së njërës prej viktimave i cili ndonëse ishte lajmëruar me postë, nuk ishte prezent në seancën e sotme. Kryesuesja e seancës, ka lënë zhvillimin e seancës normale me prezencën e egzekutorit në gjyq Apostol Kostës për në datën 4 shkurt.

Apostol Kosta mëngjesin e 25 tetorit 2017 egzekutoi pa paralajmërim ciftin Aleko dhe Afërdita Kosta në ambjentet e brendshme të banesës së tyre. Mendohet se 75 vjecari hyri i armatosur në banesën e ciftit në lagjen Palorto dhe i egzekutoi ata me breshëri automatike, ndërkohë që tentoi të vetvritej por në momentin e fundit ndërhyri i biri i tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here