VIDEO/Debate në KZAZ Dropull, ish deputetët Shehu e Tavo, kryebashkiaku Decka dhe kryedemokrati Aliko: Ju po mohoni Metën, e kuptoni se cfarë po bëni?

0
149

Debate dhe tensione janë shënuar edhe në KZAZ-në nr 80 në fshatin Grapsh ku përfaqësuesit e PD-së dhe LSI-së kanë kërkuar lirimin e ambienteve nga anëtarët e KZAZ-së. Por kryetari i KZAZ-së Kosta Garo, nuk ka pranuar duke shkaktuar debate me përfaqësuesit politikë.

Ahilea Deçka, kryetar i Bashkisë së Dropullit i ka kërkuar kryetarit të KZAZ-së Garo, që të tregojë dokumentin ku është bazuar që është vendosur në atë godinë, pasi sipas tij ekziston një urdhër për gjetjen e një ambienti nga bashkia.

Debatet
Ahilea Decka: Shkresa është e janarit, ka vendim tjetër, s’më ka ardhur
Kryetari i KZAZ-së: Unë kam shpresën në 18 maj e keni kollaj, zyrat e KQZ i dini ku janë t’u japë kontaktin e drejtoreshës së KQZ dhe merruni.
Dasho Aliko: Dekreti i Presidentit është ligj, nuk diskutohet, pasi u botua në Fletoren Zyrtare. Ne kërkojmë shkresën zyrtare që ju keni.
Përfaqësues i opozitës: Ju po mohoni ekzistencën e shtetit, kreut të shtetit, e kuptoni se cfarë po bëni?
Vangjel Tavo: Ku e ke marrjen në administrim nga bashkia? KQZ nuk mund të futet në shtëpinë time, pronare është bashkia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here