VIDEO/Deklarata e turpit ! Beni shumëpartiaku, lexon frazat e diktuara

0
119

Në Gjirokastër, ka kohë që mungojnë shfaqjet e humorit pasi Teatri i Estradës ka gati 20 vjet që i është vënë dryni.

Mirëpo në mungesë të një performance humori dhe satire nga artistë të certifikuar, njerëzia u turret TV, rrjeteve sociale, apo ata që nuk i kanë këto mundësi, kujtojnë skecet e dikurshme për të larguar pak stresin e përditshëm.

Ka dhe nga ata që kujtojnë apo dhe kalojnë stresin me personazhe të njohur për karakterin e tyre të vecantë për shkak të formimit jo të plotë mendor si prsh Muci i famshëm.

Por sot në fakt Muci nuk hynte në punë pasi një tjetër personazh që e konkurroi ishte Beni.

Popo Beni shumëpartiaku.

Beni pra që ka kaluar katër ylbere për vetëm 4 vjet dhe së fundi gjeti “parajsën” e tij tek ngjyra mavi.

Arben Rexha, i cili ditët e fundit është shndërruar në personazhin më komik në politikën vendore gjirokastrite, sot ka dalë me një deklaratë ku deklaratëshkruesit nxituan t’ia servirnin Benit në minutat e fundit.

Deklarata u dërgua me email dhe u printua shpejt e shpejt dhe “përgjegjësinë” për t’a lexuar, e pati Beni.

Këtë “shanc” nuk e pati as Dania sepse kishte ikur në Tetovë për të dhënë “leksione” në Fakultetin Juridik në Universitetin nga ku ka gjetur diplomën, as Dini sepse kishte zgjedhur të ishte pjesë e skenografisë.

Pra Beni sot u shpreh se kapërcimi i ylbereve apo gardheve sa nga njëri hu në tjetrin, është kryer për të mirën e popullit.

Por për më tepër ndiqni deklaratën e Arben Rexhës por kujdes pasi leximi i shqipes së Benit është i calë. Kjo për shkak të mungesës së stërvitjes së leximit të rreshtave që kurrë nuk i ka shkruar.

Shkruaj nje koment