Deputeti i PD për Qarkun Gjirokastër Tritan Shehu, paraditen e sotme, ka ndërmarrë një takim me drejtues dhe mjekë të Spitalit Rajonal “Omer Nishani”.
Zoti Shehu, ka falenderuar personelin mjekësor për gatishmërinë dhe ndjenjën e përgjegjësisë së treguar nga ata. Sipas zotit Shehu, në kontrast me punën e tyre, egzistojnë probleme të mëdha tek ky spital në personel, specialistë, pajisje, furnizime etj, si dhe në qendra shëndetësore të Qarkut vecanërisht për të përballuar situata të tilla madhore.
Ndërprerja e lidhjeve të Gjirokastrës me Tepelenën e Përmetin, nxorri në pah situatën e degraduar të spitaleve në këto dy rrethe-u shpreh Shehu duke shtuar se ndërprerja e lidhjeve me periferitë e bashkive, tregoi gjendjen shumë të rëndë të qendrave shëndetësore në të gjithë rajonin jugor.