VIDEO/Deputeti Tavo garanton banorët e Këlcyrës: Askush nuk do të guxojë t’ju shembin juve pronat

Protestës së banorëve të Këlcyrës pronat e të cilëve do shemben nga projekti i ri urbanistik, i është bashkuar edhe deputeti i LSI për Qarkun e Gjirokastrës Vangjel Tavo. Ky i fundit u ka premtuar atyre se pronat nuk do të preken nga ky projekt që nuk ka qenë transparent me publikun dhe që fsheh një aferë korruptive.

Zoti Tavo ka paralelizuar protestën e Këlcyrës me atë të zonës së Astirit në kryeqytet ku ka dyshime për një aferë të fortë korruptive që cënon pronën private. Deputeti i LSI, ka garantuar se prona e tyre as që do të preket dhe se për këtë, ai i ka garantuar banorët e Këlcyrës me mbështetje politike të subjektit që përfaqëson vetë zoti Tavo, LSI.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment