VIDEO/Dëshmi rrënqethëse nga Kampi i Internimit të Tepelenës, bukë me krimba, mish qeni me detyrim dhe ujë me vajguri

0
57

Sot në Ditën Europiane të Përkujtimit të Viktimave të Sistemeve Totalitare, dhjetëra vuajtës dhe bashkëvuajtës të kampit famëkeq të Internimit në Tepelenë, kanë përkujtuar viktimat që shkaktoi rregjimi komunist. Aktiviteti ka patur në epiqendër perkujtimin dhe nderimin e viktimave si pasojë e genocidit ku kane humbur jeten qindra fëmijë, gra dhe burra të pafajshem nga dhuna e diktaturës komuniste për vite me rradhë.

Tubuesit janë mbledhur pikërisht në vendin ku është ngritur një memorial që përkujton viktimat e persekucionit komunist në vitet e funksionimit të Kampit Famëkeq të Tepelenës në vitet 1949-1954 në pjesën e poshtme të qytetit të Tepelenës. Diktatura komuniste e Enver Hoxhës, celi kampin e internimit të modelit sovjetik ku u internuan mbi 3 mijë familjarë të pa-akuzuar dhe të padënuar të kundërshtarëve politikë.

Gjatë internimit dhe izolimit sipas projektit të zbatuar saktësisht, nga uria, sëmundjet, torturat, puna e rëndë, keqtrajtimet dhe kushtet cnjerëzore, humbën jetën mbi 500 të pafajshëm që nga foshnjat, fëmijët, gratë, burrat e pleqtë gati 80 vjecarë.

Marta Nikolli, ishte 10 vjece kur e sollën për herë të parë në kampin e Tepelenës në vitin 1950. Për Jugunews.net ajo rrëfen se e sollën kur ishte fëmijë, prej Spacit të Mirditës dhe trajtimi ka qenë tërësisht cnjerëzor pasi buka ishte me krimba, uji me vajguri dhe shumë vuajtje që shkaktuan vdekjen e qindra të vuajturve këtu përfshirë edhe motrën dhe vëllain e saj. Po të njëjta dëshmi jep edhe Gjon Marku nga Mirdita i cili rrëfen se i’u është servirur nga xhelatët e kampit deri edhe tek mishi i qenit që ta konsumonin me detyrim.

Aktiviteti përkujtimor është organizuar nën kujdesin e Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë, të mbijetuarve.

Shkruaj nje koment