VIDEO/Dështon mbledhja e Këshillit Bashkiak, mungoi kuorumi, bojkot PS

0
152

Ka dështuar mbledhja e sotme e Këshillit Bashkiak të Gjirokastrës, thirrur nga kryetarja e re e këtij organi zgjedhur nga maxhoranca PD-LSI.

Kryetarja Mimoza Como, pasi ka lexuar rendin e ditës që do të diskutohej në mbledhjen e sotme, për shkak të mungesës së kuorumit nga mos prezenca e këshilltarëve të të gjitha krahëve politike, e ka deklaruar mbledhjen të mbyllur që në fillim. Megjithatë kjo nuk ka ndikuar që në mbledhjen e sotme, të flasi në emër të këshilltarëve demokratë, Roland Bejko i cili ka akuzuar këshilltarët socialistë, për bojkotin. Sipas Bejkos, ky veprim nuk është asgjë më pak sesa kundër interesave të qytetarëve sidomos shtresës së varfër, ku prêt miratimin e listës së trajtimit me ndihmë financiare.

Në mbledhjen e sotme, nuk ka munguar asnjë këshilltar nga LSI, ndërkohë që nga grupi i ashtu sic kishte paralajmëruar një ditë më parë Jugunews.net PS nuk kishte asnjë këshilltar prezent pasi e bojkotuan me vendim politik. Mungesa e kuorumit dhe prezenca e vetëm 13 këshilltarëve të PD dhe LSI nuk legjitimoi organizimin e mëtejshëm të mbledhjes.

Nga radhët e këshilltarëve të PD, mungonin tre këshilltarë të cilët kishin arsye objektive. Për këtë qëllim, u la që mbledhja e ardhshme të organizohet këtë fundjavë pasi të formohet kuorumi me prezencën e të 16 këshilltarëve të PD-LSI.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here