VIDEO/Dita e Verës në Gjirokastër, lumë aktivitetesh

0
166

Dita e Verës ka mbledhur në Parkun Natyror të Viroit me qindra qytetarë gjirokastritë. Prej mëse pesë vjetësh kjo ditë është shndërruar në festë duke krijuar një tjetër traditë në kalendarin e aktiviteteve.

Një seri aktivitetesh festive janë organizuar mesditën e sotme nga Bashkia e Gjirokastrës e cila kishte në qendër të vëmendjes, promovimin e kësaj dite të vecantë.

Qytetarët u janë vendosur verore në dorën e majtë teksa kanë hyrë në Parkun e Viroit, cka simbolizon këtë ditë.

Me urimin gëzuar kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës Zamira Rami, ka ftuar bashkëqytetarët e vet që të bëhen pjesë e aktiviteteve të shumta me rastin e kësaj dite që kulmojnë në koncertin e mbasdites në Pazarin Karakteristik.

Ndërkohë që në amfiteatrin e Parkut të Viroit, qytetarët kanë qenë pjesmarrës në një koncert me prezencën e emrave më të dëgjuar të muzikës shqiptare si Eneda Tarifa, Sajmir Cili, Redon Makashi, apo dhe këngëtarët vendas si Ermal Kore, Ganiol Osmani dhe Geno Selfo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here