VIDEO/Djemtë e Gjirokastrës kërkojnë vendosjen e bustit të Elmaz Boces, firmëtarit të pavarësisë

Firmëtari i pavarësisë Elmaz Boce do të kishte bustin e tij në qytetin e Gjirokastrës që në 100 vjetorin e pavarësisë por ende edhe sot fjala nga Ministria e Kulturës nuk është mbajtur.

Albi Koci nga forumi “Djemtë e Gjirokastrës “ ka kërkuar sot t’i jepet vendi që i takon në qytetin e gurtë firmëtarit të pavarësisë Elmaz Boce.

Elmaz Boçe lindi në Gjirokastër bashkëkohës i Naim e Sami Frashëri. Boce përfundoi gjimnazin e Janinës “Zosimea”, mori pjesë në organizimin e degës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në qytetin e Gjirokastrës. Mbështetës i flaktë i komitetit “Për lirine e Shqipërisë” dhe nga themeluesit e klubit patriotik “Drita”.

Gjithashtu, ndihmoi pa kursyer hapjen e shkollës shqipe të Gjirokastrës “Lirija”. Mik e bashkëpunëtor me Koto Hoxhin, thuhet se mund të ketë ndihmuar këtë të fundit në përgatitjen e shfaqjes së pjesës “Dasma lunxhiote”, kronikë me të cilën fillon historiku i zhvillimit të teatrit të paktën në zonën e jugut të Shqipërisë. Mori pjesë në mbedhjen e Manastirit të Cepos. Ndërsa, në nëntor 1912 u zgjodh delegat i Gjirokastrës në kuvendin e Vlorës, ku firmosi dokumentin e pavarësisë kombëtare, me siglën e tij.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment