VIDEO/Drama e familjes Yzaj në Këlcyrë e përmbledhur në 6 minuta

Në qytetin e Këlcyrës, jeton një grua e moshuar së bashku me të birin në një banesë gjysmë të rrënuar. Koha e keqe që përfshiu jugun e vendit javët e fundit, e rëndoi edhe më tepër konstruktin e banesës një katëshe në lagjen GURI në qytetin e Këlcyrës. Banesa përdhese është në grahmat e fundit dhe ndoshta një ditë mund të zërë nën vete Stolinë e moshuar së bashku me të birin të cilët jetojnë në mjerim të plotë.

Prej vdekjes së kryefamiljarit disa vite më parë, fëmijët e të moshuarës janë shpërndarë sa andej-këndej dhe të vetmin që i ka ngelur është Gramozi ku cili endet lart e poshtë në kërkim të ndonjë pune. Drama e familjes Yzaj nuk mbaron me kaq, por bëhet edhe më e ndjeshme kur mëson se kryefamiljarja vuan nga probleme të ndjeshme psiqike e bashkë me të edhe i biri.

Shumë herë në gjendje afër normalitetit i ka sjellë kunati i saj Tafil Yzaj të cilit i ka rënë barra të mbajë me ushqime të shoqen e vëllait të vdekur së bashku me nipin të dy me probleme të rënda psiqike.

Të dy kanë nevojë të trajtohen me pagesë paaftësie por askush nuk i jep drejtim. Kanë kërkuar shumë herë por e përcjellin sa në Vlorë dhe Elbasan për të siguruar një pension invaliditeti mental. Edhe banorë të lagjes pranojnë mjerimin e plotë të familjes Yzaj e cila është lënë pas dore dhe e braktisur nga institucionet shtetërore për t’u trajtuar financiarisht.

Bashkia deri më sot e ka gënjyer me pako ushqimesh në raste festash, ndërkohë që nuk trajtohet nga fondet sociale në bashki.

Me shumë halle mbi sup, e moshuara Stoli Yzaj mjaft herë ka tentuar vetvrasjen në kushtet e depresionit. Shumë herë e kanë shpëtuar komshinjtë. Ndërkohë që për neurologun e Përmetit, e moshuara së bashku me të birin, nuk duhet të trajtohet me kemp.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment