VIDEO/Dule: Këmbëngulja e Ramës për të qëndruar në pushtet me votat e drogës, kosto shumë e madhe për të dhe vendin

0
166

Protesta e një dite më parë e opozitës së bashkuar shqiptare, ishte një dëshmi kumbuese se qeveria e Edi Ramës nuk është përfaqësuese e shumicës shqiptare. Ka qenë ky konstatimi i kreut të PBDNJ Vangjel Dule pas interesimit të Jugunews.net për zhvillimet e fundit politike në kampin opozitar.

Zoti Dule u shpreh se ky nuk është konkluzion pas protestës së djeshme, por dëshmi edhe përmes sondazheve të kryera nga institute prestigjoze ndërkombëtare tek votuesit shqiptarë, ku 20% e tyre konfirmuan se e kishin shitur votën.

Ndryshimi cilësor është se pa kaluar 6 muaj nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare, qytetarët zgjodhën rrugën në bulevard pasi Rama nuk mund të jetë më kryeministri i vendit. Natyrisht kjo vendos përpara një përgjegjësie shumë të madhe opozitën por nga ana tjetër ishte surprizë prezenca e mijëra qytetarëve në shesh cka i kapërceu pritshmëritë-është shpreur Dule për Jugunews.net.

Për kreun e PBDNJ, aksioni opozitar, do ta orjentohet me të gjitha mënyrat që disponon demokracia që ka për objektiv, largimin sa më shpejt të kësaj qeverie jo përfaqësuese të vendit.

Ish aleati i Ramës në mandatin e parë qeverisës, ka shprehur haptazi edhe një herë qëndrimin e tij se qeveria e Edi Ramës është zgjedhur me paratë e trafikut dhe këtë e dinë jo vetëm qytetarët, por edhe komuniteti ndërkombëtar.

Këmbëngulja për të qëndruar në postin e kryeministrit, është me kosto për të, për vendin, shoqërinë dhe qytetrarët-u shpreh Dule i cili ka shprehur bindjen se përdorimi i të gjitha metodave të detajuara nga opozita cka do të manifestohen në parlament dhe jashtë tij, sjellin largimin pa kthim të Ramës dhe qeverisë së tij nga pushteti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here