VIDEO/E ëma e Katsifas i kërkon ndihmë deputetit Tavo për kthimin e trupit të Konstantinosit në shtëpi

0
139

Shtëpinë e Kostandinos Katsifas, e ka vizituar edhe deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo.

Në një video të publikuar nga mediat greke, mamaja e 35 vjeçarit, Vasilia, i kërkon ndihmë atij për sjellen në shtëpi të trupit të djalit të saj.

Unë e dua sa më shpejtë këtu. Pse e mbajnë atje? Pse nuk qajnë të gjithë? E justifikoj tim bir. Nuk bëri asgjë, vetëm vendosi pesë flamuj në fshat-i është drejtuar zotit Tavo e ëma e Konstantinos Katsifas.

Bashkë me Vangjel Tavon ka qënë edhe eurodeputetja greke, e cila i premtoi mamasë së Katsifas që çështjen e tij do të ngrejë edhe në Bruksel.

Konstandin Katsifas u vra nga RENEA ditën e diel pas shkëmbimit të zjarrit me policinë, pasi nuk pranoi që të dorëzohej. Ai fillimisht hapi zjarr ndaj policisë lokale në Gjirokastër më pas u arratis në malin e Bularatit ku u vra.

Ngjarja ka shkaktuar tension mes Shqipërisë dhe Greqisë, ndërsa trupi i ekstremistit ndodhet në morgun e QSUT në Tiranë për ekspertizë të detajuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here