VIDEO/E PAPRECEDENT!!!! Prokurori nuk apelon, mësuesi pedofil “shëtit” fshatit

0
177

Gjykata e Apelit ne Gjirokastër nuk ka marrë fare në shqyrtim ankesën e vendimit të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë, që liroi nga salla e gjyqit mësuesin 63-vjeçar nga fshati Luftinjë 1 në Tepelenë.

Arsyetimi i trupës gjykuese ishte se prokurori i çështjes, Julian Cafka, nuk e kishte apeluar vendimin e dhënë nga gjykatësja Mirela Iliopulli Kore, që la të lirë mësuesin e akuzuar nga vetë organi i akuzës për ngacmim seksual ndaj të miturës 11-vjeçare. Duke parë se organi i akuzës nuk e kishte apeluar vendimi e shkallës së parë, familjaret e 11-vjeçares përmes avokatit kishin bërë kërkesë për apelim, por ligji nuk ua jep këtë të drejtë, sepse vetëm organi i akuzës dhe personit të pandehur u jep të drejtën e ankimimit.

Për avokatin e viktimës 11 vjecare Idajet Beqiri, mungesa e apelimit nga prokurori i cështjes, është skandal dhe i paprecedentë pasi prokuroria e ka për detyrë të apelojë cdo vendim të dhënë nga shkalla e parë e gjyqësorit që bie ndesh me kërkesën e paraqitur nga vetë organi i akuzës. Rrjedhimisht, Gjykata e Apelit la në fuqi vendimi e shkallës së parë të gjyqësorit që liron mësuesin e akuzuar për ngacmim seksual të nxënëses së tij të mitur, sepse prokurori i çështjes nuk e kish ankimuar atë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here